Cilësia e të dhënave

Ipsos ka edhe gamën edhe përvojën për të dorëzuar studime lider të industrisë me akses te një masë e gjerë respondentësh në tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim në adresimin e nevojave të klientëve në terma të çdo objektivi të konsumatorëve. I jep akses 106 vendeve, në Amerikën e Veriut, Europë, Amerikë Latine, Azi-Paqësor dhe Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Standartet më të larta të cilësisë | Angazhim i respondentëve | Akreditimet


Standartet më të larta të cilësisë

Ipsos ofron shërbime të integruara dhe zgjidhje me pajisje agnostike duke siguruar efiçencë, shpejtësi, angazhim të respondentëve, mbulim të gjerë dhe konkurrencë. Nëse është konsulencë dizajni studimor, programim pyetësori, përkthim, kampionim, koordinim në terren, raportim online, procesim të dhënash, kodim, hartim, vizualizim të dhënash, Ipsos siguron cilësinë më të lartë nëpërmjet principeve të mëposhtme:

1/ Intervista Online: Ipsos panel dhe procedurat e integritetit të studimit

Procedurat tona të cilësisë janë të njohura duke na vënë në krye të industrisë dhe garantojnë se respondentët tanë janë:

  • Të vërteta – Ato janë ato që thonë se janë (Double Opt-In approach, Country validation nga Geo-IP, mospërputhja ndërmjet të dhënave të aparatit dhe vendndodhjes geo…).
  • Të freskëta – Ato nuk kanë marrë pjesë së fundmi në studime të njëjta (Rregulla strikte të përdorimit të panelit, Pajisje të duplikuara nëpërmjet shenjave të gishtave dixhitale …).
  • Të angazhuar – Ato plotësojnë studime seriozisht (zbulimi i atyre që i bëjnë shpejt, që i bëjnë njëlloj, spastrime të rregullta…)
  • Unike – Intervista mund të bëhet vetëm një herë (Duplikimet, shenjat dixhitale të gishtave)

Për të zbuluar më tepër rreth qasjes së cilësisë tonë, ju lutem referojuni përgjigjeve tona ndaj 28 pyetjeve të Esomar që synojnë të ndihmojnë studiuesit për të siguruar që ajo që ata marrin kap pritshmëritë e tyre.

2/ Njerëzit profesionistë të operacioneve

  • Online dhe mobilë - Ipsos ka një organizatë të plotë globale online me 1,500 ekspertë online dhe mobilë të përqëndruar në 5 qendra rajonale prodhimi duke lejuar mbulim optimal, konsistencë, praktikat më të mira ndarjen ndërmjet rajoneve me konsulentë vendas për të përfituar nga të dhënat vendase mbi iniciativat ndërkombëtare.
  • Offline - Globalisht, 4,000 anëtarët e stafit tonë plotësojnë një program të veprimeve specifike, kurse trajnimi online që synojnë zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe sigurimin e konsistencës në proceset tona dhe cilësinë e dorëzimit. Skuadrat tona lokale operacionale punojnë ngushtësisht me një skuadër qendrore të ekspertëve të çështjeve globale, që përcaktojnë politikat dhe objektivat, dhe shtyjnë iniciativat operacionale që mbështesin strategjinë e biznesit të Ipsos dhe axhendën ku klienti është i pari.

3/ Procese efiçente dhe rigoroze

Për të kaluar nga anketat tradicionale tek ato të shpejta dhe nga anketat e thjeshta tek ato më të sofistikuara, Ipsos është duke përdorur mjete të fuqishme dhe zgjidhje dixhitale si një faktor i rëndësishëm përmirësimi për metodat e studimit që të garantojnë cilësinë dhe shpejtësinë.

  • Në botën offline, Ipsos udhëheq në fushën e plotësimit tradicional të vlerësimit të të dhënave të kaluara me një sërë mjetesh vlerësimi të të dhënave në kohë reale ndërtuar në iField – duke përdorur GPS dhe të dhëna pasive në kombinim me reagimin e respondentëve, ne jemi konfidentë që mund ta ngremë nivelin e cilësisë dhe shpejtësinë e dorëzimit offline.
  • Në arenën online dhe të lëvizshme, skuadrat tona përfitojnë nga online user friendly dashboard që i lejon ato të monitorojnë progresin e terrenit në kohë reale, aksesojnë të parët të dhënat dhe i ndajnë ato me klientët e tyre.

Në botën tonë që ndryshon, ku lëvizjet e njerëzve, disponibiliteti dhe tërheqja e vëmendjes janë të larta, angazhimi i respondentëve është një sfidë kryesore. Për ta bërë këtë, Ipsos është gjithë kohën duke parë për mënyrën më të mirë të ndërveprimit me to, vazhdimisht duke eksploruar ide të reja dhe mënyra të reja për ti bërë anketat më angazhuese – sepse angazhimi i konsumatorëve është themeli i një studimi të mirë.


Akreditimet

Procedurat e cilësisë së Ipsos janë të njohura duke na vënë në krye të industrisë, dhe distancuar nga konkurrentët tanë.

Programi ynë rigoroz dhe i strukturuar i trajnimit, që e kryen i gjithë stafi, i siguron klientët tanë me qetësinë mendore që ata gjithmonë mund të varen tek ne për të dorëzuar të dhëna të besueshme, gjetje të qëndrueshme. Me tepër, fokusi ynë mbi cilësinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm do të thotë që ne kemi ngulitur një qasje “saktë për herë të parë” në të gjithë organizatën.

Ipsos është anëtar i ESOMAR, Shoqata Botërore e Opinionit dhe Profesionistëve të Studimit të Tregut dhe WAPOR, Shoqata Botërore për Studimin e Opinionit Publik.