Manaxhimi i Anketës, Mbledhja e të dhënave & Dorëzimi: Ipsos Observer
OUR SOLUTIONS

I-Instant – Zgjedhjet Online Overnight

I-Instant është pjesë e zgjedhjeve me qasje Overnight. Të lejon të reagosh shpejt ndaj pyetjeve djegëse, aktivitetit të konkurrentëve dhe ngjarjeve të tregut dhe të marrësh vendime bazuar në inputin e konsumatorëve sesa në shifra të përafërta, pa rrezikuar shpejtësinë tuaj në treg.

Konteksti i klientit

I-Instant është ideale për:

  • Eksplorimin ose kuptimin e çështjeve specifike, përdorimin, sjelljen, ndjenjat…
  • Teston një hipotezë, përzgjedh zgjedhjet alternative
  • Merr input për të zhvilluar njohuritë e konsumatorëve
  • Merr reaksione spontane te produkti, media, etj.
  • Kupton reaksionet në një ngjarje, një krizë…
  • Monitoron aktivitetin e konkurrentëve, dhe më tepër…

Kampionimi
Kampionim përfaqësues kombëtar deri në 500 intervista.

Metodologjia 
Deri në 15 pyetje miqësore nga celulari të pyetura ndërmjet panelistëve të Ipsos (ose sigurues të preferuar paneli me cilësi të lartë ku panelet e Ipsos nuk janë të disponueshme).

Disponueshmeria 
Është momentalisht e disponueshme në mbi 50+ shtete. Në Europë, Amerika e Veriut, Amerika Latine, Azia Paqësori, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Dorëzimi i Rezultateve
Në 2 – 3 ditë ose Brenda disa orëve në varësi të vendeve dhe nevojave

Zgjedhjet

Rezultatet I-Instant janë të disponueshme më shpejt se me metodat e kërkimit tradicionale falë procesit efiçent dhe automatizimit në vend ose gjatë setapit, qasjes së terrenit ose në dorëzimin e të dhënave. Ky zgjidhje me kthim të plotë e shpejtë mundësohet nga angazhimi i fortë i respondentit, adaptuar në strategji kampionimi overnight dhe qasje device agnostic, përdorimi i lidhjeve të njerëzve gjithmonë e më tepër me celular.

Përfitimet kur përdor I-Instant:

  • Shpejtësia e një kthimi të plotë të overnight fields dhe qasjes device agnostic 
  • Mundësia për ta filluar punën në terren në çdo ditë
  • Terreni nuk ndahet me klient tjetër
  • Zgjidhje në madhësinë e kampionimit (deri në 500) dhe qartësi (nga 60% normë incidence sipas shteteve)
  • Mundësia për të testuar vizualet – nëse ndonjë, materiali do sigurohet një ditë përpara
  • Siguri dhe konfidencë e dorëzimit pa probleme.

Zbuloni shërbimet tona overnight

Rastet studimore

Duke përdorur I-Instant si një mjet përzgjedhës të shpejtë
NEVOJA E BIZNESIT: Në një përpjekje për të inovuar larjen e tyre trupore, një prodhues global CPG i duhej të përzgjidhte karakteristikat e produktit & përfitimet, përpara se të kryente një studim KANO. Ata ishin duke synuar në mënyrë të veçantë të rinjtë në 10 tregje kyçe, duke përfshirë edhe tregjet në zhvillim. Kjo duhet të bëhej shpejt & me kosto efektive.
ZGJIDHJA JONË: Një studim I-Instant u krye në terren në 10 tregje për një periudhë 2-ditore. Duke përdorur rrjetet online dhe të celularit për rekrutimet dhe duke qenë device agnostic, I-Instant na mundëson të kapim sasi të mjaftueshme të grupeve me objektiva të vështirë si ato të moshës 15-24 vjeç dhe gjithashtu hapi mundësinë për të studiuar vendet në zhvillim si pjesë e programit.
PËRFITIMI I KLIENTIT: Klienti pati mundësi të përzgjidhte me efiçencë një numër të përfitimeve në që nuk kishte pasur kurrë më parë akses, dhe mori rezultatet për pak ditë dhe jo javë. Si rezultat, kërkimi dhe zhvillimi shkurtoi ciklin e inovacionit me 2 muaj ndërsa merrte karakteristika globale/ harmonizim përfitimesh.

Duke përdorur I-Instant për të angazhuar gratë në tematika të ndjeshme
NEVOJA E BIZNESIT: Angazhimi me gratë në kujdesjen femërore mund të jetë një sfidë, veçanërisht në shtetet ku mund të konsiderohet si një “tabu” si pasojë e standarteve kulturore. Është në këtë konteks që një klient FMCG na u afrua. Sfida jonë nuk ishte vetëm të angazhonim gra në vendet Afrikane por ta bënim këtë në një mënyrë të shpejtë dhe ndërvepruese. Objektivi i studimit ishte të përcaktohej mënyra më e mire për të bindur gratë Afrikane të adoptonin këtë kategori të produkteve duke konsideruar përdorimin e tyre tradicional. Studimi u fokusua në identifikimin dhe kuptimin e pengesave dhe nxitësve të blerjes dhe përdorimit të produkteve të tilla.
ZGJIDHJET TONA: ky studim u bë në 2 faza; një faze sasiore duke përdorur I-Instant, ndjekur nga një fazë cilësore që përdor Ipsos UU platform. I-Instant ka vazhduar 100% nga celulari që lejoi shpejtësinë e pritur dhe angazhimin e fortë të grave. Falë strategjisë së aplikuar dhe qasjes së pyetësorit me celular të parin (device agnostik), ishte e lehtë të kapeshin synimet tona dhe të merreshin inputet efektivisht. Por më e rëndësishme, vazhdimi i projektit në një bazë 100% celulari i bëri gratë të ndiheshin të sigurta, që është vendimtare për tematikat e ndjeshme. Pikërisht, madhësia e një aparati të tillë, mungesa e intervistuesve i mundësoi gratë të përgjigjeshin në liri veprimi të plotë dhe konfidencë. Faza e dytë konsistonte në një studim cilësor online nga një chatroom duke përdorur platformën tonë. Gjatë 15 minutave, respondentët tonë bënë një intervistë ballë për ballë online me një moderator vendas. Kjo zgjedhje ofroi mundësinë për të treguar nxitjet dhe të merrte automatikisht përgjigjet e rregjistruara nga platforma. Mundësoi të shkohesh më thellë në kuptimin e çështjeve të shprehura në fazën e parë. Dhe përsëri, niveli i konfidencialitetit i siguruar nga online ka kontribuar fuqishëm për të marrë përmbajtje të pasur.
PËRFITIMI I KLIENTIT: Klienti ynë ishte shumë i kënaqur në të gjitha aspektet e studimit. Iu kursye shumë kohë dhe kosto pasi studimi ishte shumë i shkurtër me përmbajtje të pasur, ata patën mundësi të ndiqnin fushën online kështu që nuk u desh të udhëtohej. Falë shpejtësisë së mbledhjes së të dhënave nga celulari dhe online, studimi mund të plotësohet në një javë, kur do të duheshin 3 javë në offline. Së fundmi, klientët gjetën një mënyrë më të mirë për tu angazhuar me konsumatorët që gjendeshin në tregje shumë të vështira. Ata janë duke planifikuar ta zgjerojnë këtë qasje në tregje të tjera në zhvillim