Studimi social & reputacioni i korporatës: Ipsos Public Affairs
OUR SOLUTIONS

Instituti i studimit social

Instituti i Studimit Social është një lider botëror në kuptimin e perceptimeve të qytetarëve, përdoruesve të shërbimit publik dhe palëve të tjera të interesuara, përfshirë anëtarët, votuesit, punonjësit, donatorët, profesionistët e shëndetit, dhe votuesit.

Konteksti i klientit

  • Zvogëlohet hapësira ndërmjet qeverisë dhe publikut.
  • Të shqyrtohet çfarë qytetarët dhe palët e tjera të interesuara thonë dhe vendosin problemet e tyre.
  • Duke u konsultuar me një pafundësi palësh të interesuara në çështje që përbëjnë interes.
  • Duke vlerësuar dhe pikat e references së kënaqësisë me shërbimet, dhe matur përmirësimet
  • Matja e ndikimit dhe rrezultati i programeve dhe politikave.
  • Identifikimi i sjelljeve në ndryshim të qytetarëve-konsumatorë, dhe përcaktimi i trendeve dhe implikimet e tyre.

Zgjedhjet

Ne dizajnojmë, zhvillojmë dhe kryejmë studime të porositura për klientët në qeveri dhe sektorin publik për ti ndihmuar ata të marrin vendime më të mira, bazuar në evidencë. Skuadrat tona të ekspertëve në shtetet individuale, kanë sektorin e njohurive të thella, për ti asistuar vendimmarrësit përgjatë gjithë çështjeve të politikave publike.

Konsultimet me qytetarët dhe palët e interesuara

Ipsos përdor një varietet të gjerë të metodologjive sasiore dhe cilësore, përfshirë ballë për ballë, me telefon, mail, online, media sociale, dëgjesa sociale, konsultimet me komunitetin, fokus grupet (prezentë dhe online), intervista të thelluara, Laboratorët e Qytetarëve, dhe etnografia për ti kërkuar qytetarit/palës së interesuar, opinionin në një varietet çështjesh dhe shqetësimesh kryesore, dhe siguron informacion dhe evidencë që ndihmon vendimmarrësit brenda sektorit publik, zhvillon dhe vlerëson politikat e tyre, programet dhe komunikimet. Ne punojmë me klientët tanë të identifikojmë, segmentin dhe profilin e audiencave të tyre, dhe të kuptojmë sesi të angazhojmë më mirë audiencat ekzistuese dhe potenciale.  

Menaxhimi i performancës dhe përmirësimi në shërbimet publike

Ne ndihmojmë klientët vendas, rajonalë dhe qeveritë kombëtare, të kuptojnë nuancat e opinionit publik dhe sjelljes, në çështje sociale dhe ekonomike. Volumi i madh i punës që ne bëjmë në botë, na siguron me kontekstin në të cilin të interpretohen më mirë rezultatet e klientit tonë, dhe na jep njohuri më të thella dhe analiza.

Vlerësimi i politikave, ndikimi dhe vlerësimi i programit

Përvoja jonë e gjerë e punës me qeverinë dhe organizatat jo përfituese, na lejon të nxjerrim përvojën e sektorit specifik dhe teknikat e kërkuara, për të gjetur çfarë ndikimi ka pasur, si rezultat e një ndërhyrje ose programi, identifikon se çfarë ndërhyrje ose programi punon më mirë (dhe në çfarë rrethanash), dhe vendos pse një ndërhyrje ose program punon, ose nuk punon.

Zhvillimi ndërkombëtar

Ipsos ka një përvojë të gjerë përgjatë një game fushash programesh zhvillimi ndërkombëtare dhe diplomacie publike, përfshirë: bujqësinë, shoqërinë civile, zbutje konflikti, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen, rritja ekonomike dhe tregtia, edukimi, përfshirja financiare dhe ekonomike, burimet mjedisore dhe natyrale, zhvillim kapacitetesh njerëzore dhe institucionale, shëndeti i popullsisë dhe të ushqyerit, gender, diplomacia ndërkombëtare dhe bashkëpunimi, asistenca humanitare dhe për katastrofa. Ipsos në mënyrë rutinore, kryen studime sasiore dhe cilësore me popullsinë e përgjithshme, si dhe studimet me objektiva dhe elitë, në botë. Ipsos gjithashtu ka aftësi të konsiderueshme në vlerësim programi, përfshirë zhvillimin e kornizave të vlerësimit, modeleve logjike, studimeve me ndikim eksperimental dhe jo-eksperimental, vlerësime të nevojave të programit, sistemet monitoruese të performancës, mbledhje të dhënash primare dhe sekondare dhe analiza, dhe dorëzimi i raporteve analitike dhe rekomandimet strategjike.

Shëndeti

Ne kemi zhvilluar programe studimi strategjike për qeveritë, OJF-të, spitalet, sistemet e integruara shëndetësore, siguruesit rajonalë dhe kombëtarë të shëndetit, dhe organizata të tjera siguruese shëndeti. Ne ofrojmë një gamë të plotë të shërbimeve angazhuese të komunitetit dhe pacientëve dhe metodologjive (sasiore dhe cilësore), për të ndihmuar siguruesit e kujdesit shëndetësor dhe liderat e sistemit të gjejnë evidenca që atyre u duhet për të marrë vendime të informuara. Ne zhvillojmë dhe kryejmë vlerësime programesh dhe studime përvojash me klientin në kohë reale që masin arritjet (reale dhe të perceptuara) dhe sigurojnë rekomandime për përmirësim të vazhdueshëm.

Komunikacionet, fushatat dhe studimet për markat & ndryshimin e sjelljes

Media dhe Opinion Polling

Gjatë dy dekadave të fundit, ne kemi ndërtuar markën tonë që nënkupton saktësi, vërtetësi, dhe njohuri. Ne kryejmë studime me opinionin publik ose tregun për llogari të klientëve tanë, që mund të jenë media, qeveritë, ose përdoret në reklamimet e klientit dhe materialet indirekte.

Politika & zgjedhjet

Karakteristika përcaktuese e një demokracie është e drejta e qytetarëve të votojnë dhe Ipsos ka shumë eksperiencë në kryerjen e studimeve politike dhe zgjedhore me profil të lartë. Me më shumë se 30 vjet përvojë në studimin e sjelljeve politike, dhe përvojë të zgjeruar metodologjike, ne kemi mundësi ti sigurojmë klientët me rezultate që janë depërtuese dhe i qëndrojnë shqyrtimeve/këqyrjeve.

Trends Sociale

Ne i ndihmojmë klientët tanë të identifikojnë trendet e thella sociale në vend ose në botë. 

Rastet studimore

Skuadra jonë e dedikuar e Politikave dhe Vlerësimit, drejton një gamë projektesh Vlerësimi për MB, klientët europianë dhe ndërkombëtarë përgjatë sektorëve publikë dhe jo përfitues. Skuadra jonë multi-disiplinare e vlerësimit me profesionistë, ekonomistë, dhe ekspertë politikash shfrytëzon fuqinë tone në zhvillimin e studimeve të fuqishme sociale përgjatë fushave me spektër të plotë të politikave për të dorëzuar cilësi të lartë dhe me ndikim në çdo cep, zgjidhje vlerësimi për klientët tanë.

Një departament i qeverisë federale që studion sjelljet rreth globit për fuqinë nukleare, opinionin publik dhe burimet alternative të energjisë, shqetësimi global rreth çështjeve mjedisore afatgjata dhe politikave të energjisë në mënyrë që ti marrë vendimet e politikave gjeneratës alternative të energjisë.

Një studim kombëtar i shëndetit për të vlerësuar statusin e shëndetit të popullatës, identifikoi probleme të mëdha shëndetësore & nevoja të kujdesit shëndetësor, përcaktoi përdorimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe kënaqësinë e konsumatorëve, llogariti prevalencën dhe shpërndarjen e treguesve shëndetësorë, dhe mori njohuri të sakta për gender, grup-moshat, pabarazitë socio-ekonomike dhe gjeografike në statusin e shëndetit, ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut, përdorimin e shërbimeve shëndetësore dhe të studiojë trendet e mundshme në statusin e shëndetit të popullatës. Rrezultatet u përdorën për të siguruar rekomandime për programe të ardhshme dhe informon zhvillimin e politikave.

Një departament qeveritar cilësor konsulence për të ndihmuar në informimin e dorëzimeve për një politikë të re që synon koston e kujdesit të fëmijëve për familjet që punojnë. Rrezultatet u përdorën për të kuptuar çfarë prindërish të përshtatshëm donin të dinin rreth politikave, si ata e donin këtë komunikim, dhe çfarë do ti inkurajonte ata ti regjistronin shpejt në proces.