OUR SOLUTIONS

Politikat & Zgjedhjet

Karakteristika përcaktuese e një demokracie është e drejta e qytetarëve të votojnë dhe Ipsos ka shumë eksperiencë në kryerjen e studimeve politike dhe zgjedhore me profil të lartë. Me më shumë se 30 vjet përvojë në studimin e sjelljeve politike, dhe përvojë të zgjeruar metodologjike, ne kemi mundësi ti sigurojmë klientët me rezultate që janë depërtuese dhe i qëndrojnë shqyrtimeve/këqyrjeve.

Konteksti i klientit

Synimi ynë është tu ndihmojmë palëve të interesuara politike dhe ekonomike të kuptojnë opinionin publik dhe ndikimin e vet mbi zgjedhjet dhe konfliktet e tjera politike në mënyrë që të minimizojë riskun dhe optimizojë rezultatet e politikave. Së fundmi, qëllimi ynë është të sjellim zërin e njerëzve në mënyrë që të drejtojmë më mire vendimmarrësit.

Zgjedhjet

Studimet tona me anketa politike përfshijnë:

  • Anketime në fushata për kandidatët/partitë
  • Analizat e pozicionimit për liderët dhe partitë politike
  • Vlerësimet e ndikimit të fushatave të reklamimit (përpara dhe pas testimit, ndikimin e debateve në televizion)
  • Studimet para-zgjedhore
  • Exit polling
  • Studimet pas zgjedhore (përfshirë analizat e rrjedhës së votimit, profilin e votuesve nga partia)
  • Synimi i votimit
  • Mundësia e votimit
  • Kënaqësia me liderët e qeverisë dhe partisë

Rastet studimore

Ipsos rregullisht kryen dhe analizon zgjedhjet në shtete të ndryshme të botës.