Auditi i konsumatorit & shitjeve me pakicë

Shërbimet e auditit të konsumatorit dhe shitjeve me pakicë janë dyfishuar, duke mbuluar edhe konsumatorët & panelet e shitjes me pakicë dhe projektet e vazhdueshme të përshtatura të auditit të shitjeve me pakicë.

Për çfarë?

Ipsos dorëzon zgjidhje inovative për efiçencë më të madhe marketingu dhe shitjesh:

Konsulenca e ekzekutimit të shitjeve me pakicë dhe matjet

Matjet e ekzekutimit të shitjeve me pakicë konsistojnë në auditimin e shitjeve me pakicë dhe në dyqanet e premisave për disponueshmërinë e produktit, pozicionimin dhe kontrollin e cilësisë dhe pajtimin e standarteve të komercializimit si materialet e POP, promocionet, shfaqjet/paraqitjet, etj.

Studimet e censusit dhe panelet e shitjeve me pakicë

Ipsos implementon qasje paneli të reja të shitjeve me pakicë në vendet në zhvillim, ku dyqanet tradicionale bëjnë shumicën e tregtisë në varësi të nevojave të klientit dhe karakteristikave të kategorisë.

Panelet familjare dhe të integruara

Ipsos sjell qasje të re në metodologjinë mbizotëruese të panelit familjar duke mbuluar gjithashtu tregun jashtë shtëpisë për të kapur nevojat për 360® të dhëna për kategoritë ku konsumi jashtë shtëpisë është i lartë, pijet, ëmbëlsirat dhe duhani.

Gjurmimi i konsumit jashtë shtëpisë

Mbledhja e të dhënave nga shitjet në pikat paraprake të shitjeve lejon kapjen e të dhënave unıke dhe ofron një tablo më të plotë të tregut total.

Si funksionon?

Përdorimi i përvojës solide në në projektet globale lider të Matjes së Tregut, qendra jonë e ekselencës Ipsos, siguron:

  • Manaxhimi i RFQ
  • Vënia e çmimeve
  • Sistemet teknike dhe operacionale dhe set-up i terrenit
  • Gjurmim në terren dhe sisteme manaxhimi të cilësisë
  • Procesim të dhënash dhe dorëzim Raporti nëpërmjet portalit Online

Pse zgjedhja jonë është unike?

Ipsos ka një përvojë solide Matje Tregu që është iniciuar në Turqi për shumë vjet në lloje të ndryshme të studimeve të panelit. Kjo eksperiencë, kombinuar me ekspertizë të fortë studimi dhe analizë të fuqishme, është zgjeruar në të gjitha vendet e Ipsos në botë.