Studimi Europian i Kushteve të Punës 2020

Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (Eurofound) është duke kryer valën e Shtatë të Studimit Europian të Kushteve të Punës (EWCS), nga Shkurti në Maj 2020.

Në bashkëpunim me Ipsos në Shqipëri, Eurofound do të intervistojë përafërsisht 45,000 punonjës në 37 shtete Europiane. Respondentët do të pyeten mbi aspekte të ndryshme të jetës së tyre të punës, si koha e punës, organizimi i punës, balanca punë-jetesë çështje shëndetësore që lidhen me punën. Ky studim do të sigurojë të dhëna të paçmueshme, të azhornuara dhe objektive për politikë-bërësit dhe studiuesit mbi kushtet e punës dhe cilësinë e punës dhe punësimit në Europë – për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së punës për të gjithë njerëzit në punë.

Eurofoundi është një Agjenci e BE-së e fokusuar te sesi njerëzit në Europë, jetojnë dhe punojnë, dhe si ndryshon kjo përgjatë kohës. Çdo pesë vjet e zhvillon këtë studim për të parë kushtet e punës dhe cilësinë e punësimit të njerëzve. Çdo studim jep një pamje të azhurnuar të botës së punës dhe tregon sa, dhe në çfarë mënyre, gjërat kanë ndryshuar. Pyetjet e reja kësaj here do të adresojnë "të ardhmen e punës". Kjo valë e shtatë e sondazhit është një pikë referimi e rëndësishme për Eurofound, duke u mbështetur në mësimet e nxjerra nga gjashtë sondazhet e mëparshme dhe duke ndriçuar mbulesën e pasur të tendencave të vendit të punës në Evropë gjatë 30 viteve të fundit. Eurofoundi do ta vlerësonte nëse atyre që ju janë afruar intervistuesit e Ipsos Albania, të mund të gjejë 45 minuta për të përfunduar këtë studim të rëndësishëm ballë për ballë, i cili ka të ngjarë të formësojë përgjigjet e politikave ndaj ndryshimit të mjedisit të punës në Evropë, për vitet në vijim. Rrezultatet e EWCS, do të përdoren specifikisht për të monitoruar progresin dhe sfidat në cilësinë e punës; analizojnë performancën politikave të punësimit; identifikojnë grupet në rrezik dhe çështjet shqetësuese, si dhe përparimin e bërë; dhe, kontribuojnë te politikat e reja për njerëzit në punë.

Njerëzit që janë kontaktuar janë zgjedhur në mënyrë rastësore. Intervistat do të jenë ballë për ballë në shtëpi. Çdo përgjigje ose informacion i dhënë trajtohen në konfidencë strikte dhe anonimiteti i secilit të intervistuar është i garantuar. Të gjitha të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime studimi dhe do të ruhen në mënyrë të sigurtë, me akses të kufizuar. Është shumë e rëndësishme që sa më shumë njerëz t’i përgjigjen sondazhit në mënyrë që rezultatet e tij të jenë të besueshme. Rezultatet e para të studimit do të publikohen në 2021.

Eurofoundi dhe Ipsos në Shqipëri, mezi presim të marrim perspektivën tuaj; së bashku mund të sigurojmë informacionin e nevojshëm për të përmirësuar kushtet e punës së njerëzve në të gjithë Evropën.