Përmendjet ligjore

Pranimi i kushteve të përdorimit

Përdorimi i këtij siti ("www.ipsos.com") është temë e disa Kushteve të Përdorimit që përbëjnë një marrëveshje ligjore ndërmjet jush dhe Ipsos SA ("Ipsos") dhe degët/filialet e veta. Me përdorimin e këtij siti, ju pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe rënë dakort të jeni ligjërisht të lidhur me Kushtet e Përdorimit dhe të gjitha ligjet e aplikueshme dhe rregulloret që menaxhojnë këtë Sit. Ju lutem rishikoni Kushtet e Përdorimit përpara se ta shihni këtë Sit. Nëse nuk jeni dakort me kushtet atëhere, ju lutem mos e përdorni këtë Sit.

Ne mund ti përmirësojmë këto Kushte të Përdorimit, here pas here. Nëse e bëjmë, ne do të publikojmë ndryshimet në Sit. Është përgjegjësia juaj ta kontrolloni Sitin here pas here për ndryshime të këtyre Kushteve të Përdorimit. Data në krye të kësaj faqe web tregon kur këto Kushte të Përdorimit u përditësuan për here të fundit. Ndryshimet në këto Kushte të Përdorimit do të hyjnë në fuqi 3 ditë pas datës në të cilën ne publikojmë ndryshimet në Sit, dhe prej aty e këtej ne do të menaxhojmë marrëdhënien ndërmjet jush dhe ne në respekt të përdorimit tuaj të Sitit. Nëse nuk jeni dakort me Kushtet e Përdorimit të ndryshuara, ju mos vazhdoni ta përdorni Sitin pas datës në të cilën ndryshimet hyjnë në fuqi.

Kompanitë anëtare të grupit Ipsos kanë ekzistencën e tyre ligjore dhe kanë personalitet ligjor të pavarur, por në këtë Sit, termat Ipsos, grup ose ne, janë përdorur nganjëherë për të emërtuar të gjitha kompanitë e grupit Ipsos ose kur nuk ka nevojë për të identifikuar një kompani të veçantë të grupit.

Leja për të përdorur dokumentet

Sondazhet që dalin në këtë websit konsiderohet të jenë në sferën publike prandaj mund të përdoren në tërësi ose pjesërisht për sa kohë që atributi i është bërë entitetit përkatës të Ipsos që kreu punën. Degët ose filialet, sa here që është e mundur dhe e përshtatshme, duhet të njoftojnë datën e publikimit, kush e kërkoi studimin, metodologjinë dhe një link te Ipsos website ku mund të sigurohen rezultatet. Ipsos nuk duhet të jetë përgjegjës për çdo përdorim të një pale të tretë ose interpretim të konkluzioneve; megjithatë, nëse një përdorim dhe interpretim i tillë konsiderohet të jetë i papërshtatshëm, i pasaktë, ofensiv, një shtrembërim ose riprodhim për qëllime komerciale, Ipsos mund të marrë aksion ligjor dhe/ose ndërmarrë hapa të korrigjojë publikisht rregjistrimin përkatës. 

Sitet e jashtme dhe Linking

Siti mund të përmbajë linqe dhe tregues drejt siteve të tjera në Internet që zotërohen ose operohen nga shitës të palëve të treta dhe palë të tjera të treta ("Outside Sites"). Ipsos nuk është përgjegjës për këto Outside Sites, duke përfshirë, dhe politikat e privatësisë së këtyre Outside Sites, dhe nuk e kontrollon përmbajtjen e tyre, përfshirë çdo webcasting ose forma të tjera të transmetimit marrë nga çdo Outside Sites. Ju duhet të kontaktoni administratorin e sitit ose Webmasterin për këto Outside Sites nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me linqe të tilla ose përmbajtjen që kanë këto Outside Sites. Ipsos lejon disa linqe të caktuara palësh të treta në faqen kryesore të Sitit të vet, duke u siguruar që Ipsos është lajmëruar me linqe të tilla dhe nuk është objekt që ketej e tutje i këtyre linqeve. Ipsos rezervon të drejtën të anullojë në mënyrë të njëanshme çdo miratim që mund të japë në çdo kohë tek çdo lidhje, duke përfshirë linqet me faqen kryesore. Outside Sites ju sigurohen vetëm si lehtësi dhe çdo link ose tregues që përmban ky Sit nuk lë të kuptohet miratimin e Outside Sites. Ipsos nuk bën asnjë përfaqësim, garanci ose kusht, nuk shpreh ose nënkupton, në lidhje me asnjë mall ose sherbime ose informacion të marrë nga këto Outside Site.

Copyright dhe Trademark

E gjithë përmbajtja e Sitit, dizajni, teksti, grafikat, imazhet, logot, butonat, ikonat, interfaces, klipet audio dhe video, përzgjedhja dhe marrëveshjet, janë pronë ekskluzive e Ipsos, ose siguruesve përkatës të përmbajtjes, dhe janë të mbrojtura nga ligje franceze dhe ndërkombëtare të copyright. I gjithë softwari i përdorur në Sit është pronë e Ipsos ose furnizuesve të vet përkatës të softuerit, dhe softwari i tillë është i mbrojtur nga ligjet franceze dhe ndërkombëtare të copyright dhe ligje të tjera të aplikueshme dhe traktate. Përdoruesit e këtij Siti nuk duhet të transmetojnë/postojnë asnjë informacion në këtë Sit që nëpërkëmb copyright ose të drejtat e tjera intelektuale të pronës së të tjerëve.

Ju nuk mund të përdorni, shkarkoni, ngarkoni, kopjoni, printoni, shfaqni, performoni, riprodhoni, ripublikoni, liçenconi, postoni, transmetoni ose shpërndani asnjë informacion nga asnjë prej Siteve tona, të plotë ose të pjesshme, pa lejen tonë paraprake me shkrim.

 
Të gjitha tiparet dalluese, service marks dhe emrat tregtarë të përdorur në Sit (që bashkarisht quhen "Marks/shenjat") zotërohen vetëm nga Ipsos. Shenjat mund të mos përdoren në lidhje me asnjë produkt ose shërbim që nuk është një produkt ose shërbim i Ipsos ose që është i mundur të shkaktojë konfuzion mes klientëve, ose që në çdo mënyrë ul vlerat ose diskrediton Ipsos.

Mohimi Ligjor dhe Kufizimi i Përgjegjësisë

Ndërkohë që Ipsos përpiqet ta mbajë informacionin, materialet dhe proceset në këtë sit si aktuale, të plota dhe sa më të sakta që të jetë e mundur, ne nuk bëjmë përfaqësime ose garanci të asnjë lloji rreth këtij siti ose informacionit, softuerit, funksioneve, proceseve ose përmbajtje tjetër të përfshirë në këtë websit. Ipsos nuk jep garanci që aksesi në këtë sit do të jetë i pandërprerë, pa gabime ose pa viruse ose kode të tjera të dëmshme. Dokumentet, informacioni dhe grafika e publikuar në këtë websit mund të përfshijë gabime teknike. Ipsos nuk do të jetë i lidhur me asnjë gabim ose lënie jashtë që përfshihet në këtë sit, në referim të shërbimeve të ofruara në këtë sit. Informacioni këtu mund të ndryshojë, hiqet ose përditësohet në çdo kohë pa lajmërim dhe për çdo arsye. Të gjitha materialet dhe informacioni i postuar në këtë sit kanë si qëllim të përdoren vetëm për qëllime informuese. Çdo përmbajtje e aksesuar, shkarkuar ose përndryshe e marrë në ose nëpërmjet përdorimit të sitit do të përdoret në lirinë dhe rrezikun tuaj të zgjedhjes. Ipsos nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për asnjë dëmtim në sistemin e kompjuterit tuaj ose humbjen e të dhënave që rezultojnë nga shkarkimi ose përdorimi i përmbajtjes. Ju merrni rrezikun e plotë të mbështetjes te ky informacion. Ky informacion ju është siguruar ju me kushtin që ju ose ndonjë person tjetër që e merr këtë informacion do ta marrë vetë vendimin sesi i përshtatet më mirë për çdo qëllim, përpara se ta përdorë këtë informacion.

 
Informacioni, shërbimet, produktet, softueri dhe materialet që përfshihen ose ofrohen në këtë sit, sigurohen në një "siç është" bazë pa garanci. Në masën maksimale të lejuar nga ligji, Ipsos refuzon të gjitha përfaqësimet dhe garancitë, të shprehura ose të nënkuptuara, në lidhje me një informacion të tillë, shërbimet, produktet, softueret dhe materialet, duke përfshirë, (por pa u kufizuar vetëm aty), garancitë e tregtimit, përshtatjen për një qëllim të veçantë, titull, mosshkeljet, lirinë nga virusi i kompjuterit ose kode të tjera të dëmshme, dhe garanci të nënkuptuara dalin nga kursi i trajtimit, përdorimit, besimit ose praktikave tregtare.

Në asnjë event nuk do të jetë Ipsos përgjegjës për ndonjë dëmtim të drejtpërdrejtë, indirekt, special, ndëshkues, tipik, të rastësishëm, ose dëmtime si pasojë, ose çfarëdo lloj dëmtimi. Në asnjë event, Ipsos bashkë me agjentët e vet, aksionerët, punonjësit ose oficerët, nuk duhet të ketë asnjë detyrim, përgjegjësi tek ju ose ndonjë person tjetër për humbje fitimesh, për humbje të biznesit ose përdorimit, ose për dëmtime rastësore, speciale ose dëmtime si pasojë, me bazë ose me kontratë, shkelje (përfshirë dhe neglizhencën), ose ndonjë teori tjetër ose formë veprimi, edhe pse ne ose filialet tona janë këshilluar për mundësinë e dëmtimeve të tilla, nëse për një veprim nga kontrata, neglizhenca, ose ndonjë teori tjetër, që del nga ose në lidhje me përdorimin ose pamundësinë për ta përdorur informacionin, shërbimet, produktet, softuerin dhe materialet e disponueshme nga ky sit. Asnjë veprim ose mënyrë veprimi nuk mund të ngrihet kundër Ipsos ose filialeve të veta në lidhje me asnjë ankesë ose konflikt që rezulton nga përdorimi ose besimi në këtë sit ose ndonjë information pas kësaj.

Ky informacion nuk është për tu interpretuar si rekomandim për të përdorur çdo informacion, produkt, proces, pajisje, ose formulim që konflikton me çdo patentë, të drejtë autori, ose trademark, dhe Ipsos ose filialet e veta nuk bëjnë asnjë përfaqësim apo garanci, të shprehur ose nënkuptuar, që çdo përdorim i këtij informacioni nuk do të shkelet në asnjë patentë, të drejtë autori ose trademark. Ipsos kategorikisht refuzon çdo interpretim që ka tendencë të asimilojë përmbajtjen e websitit të vet ose ndonjë nga  websitet e filialeve të veta me oferta blerje ose nxitje për të blerë aksione ose siguracione të tjera, të listuara/kuotuara ose jo, të Ipsos, ose çdokujt prej filialeve/ kompanive të veta të drejtpërdrejta ose indirekte.

Ju gjithashtu njihni dhe bini dakort që veprimi në sit varet nga funksionimi i duhur dhe i efektshëm i sitit dhe shërbimet dhe pajisjet e palëve të tjera të treta, dhe që ne nuk garantojmë dhe nuk do të jemi përgjegjës për këto në asnjë mënyrë.

Zhdëmtimi

Ju bini dakort të zhdëmtoni dhe mbani të pafajshëm Ipsos, officerët, drejtorët, punonjësit dhe agjentët e vet nga dhe kundër çdo pretendimi, dhe të gjitha pretendimet, detyrimet, dëmtimet, humbjet ose shpenzimet, duke përfshirë tarifat dhe kostot e avokatëve të arsyeshëm, si pasojë e ose që dalin nga dhunimi i këtyre Kushteve të Përdorimit ose dhunimit tuaj ose shkeljes së të drejtave të çdo pale të tretë, duke përfshirë të drejtat e pronës intelektuale.

Mbledhja e informacionit

Kur lundroni nëpër këtë Sit, disa nga informacionet tuaja mund të mbidhen në mënyrë aktive (emri, adresa e-meilit) ose në mënyrë pasive (që ju nuk e siguruat aktivisht) si lloji i browser tuaj, emri i domain, adresa e IP, faqet e vizituara, dhe gjatësia e sesionit të përdoruesit duke përdorur teknologji dhe mënyra të ndryshme, si adresa e Internet Protokollit, cookies, Internet Tags dhe mbledhja e të dhënave naviguese, për qëllimin e vetëm të përmirësimit të websitit. Asnjë informacion i mbledhur nuk ndahet me palë të treta për reklamim ose qëllime të tjera përveç që mund të zbulojnë ato të kontraktorëve të Ipsos që asistojnë me programimin dhe aspektet teknike të strehimit dhe operimit të Sitit. Transmetimet te dhe nga ky Sit mund të mos jenë konfidenciale dhe si pasojë, mund të lexohen ose interceptohen nga të tjerët. Në përputhje me ligjin e 6 Janarit 1978, në lidhje me informatikën dhe lirinë (loi Informatique et Liberté du 6 janvier 1978) dhe çdo rregullore të aplikueshme europiane, ju keni të drejtën të aksesoni, modifikoni, korrigjoni ose fshini çdo të dhënë personale që ne mund të kemi mbledhur (Neni. 34 i ligjit të 6 Janarit 1978). Për ta ushtruar këtë të drejtë, ju lutem kontaktoni office.macedonia@ipsos.com.

Faktorë paralajmërues që mund të ndikojnë në rezultatet e ardhshme

Dokumentet në këtë Sit mund të përmbajnë deklarata të kujdesshme në lidhje me kushtet financiare, rezultatet e veprimeve, biznesit, strategjisë dhe planet e Grupit Ipsos. Në veçanti, deklarata që përdorin fjalët " pret ", " parashikon ", dhe shprehje të njëjta, dhe deklarata në lidhje me qëllimet dhe objektivat e manaxhimit, rezultate të pritshme apo të shenjështruara, apo trende në rezultate të veprimeve apo diferencat janë progresive si natyrë. Deklarata të tilla bazohen në një numër supozimesh që mund në fund të fundit, të provohen të pasakta, dhe i nënshtrohen një numri faktorësh risku, duke përfshirë ndryshimet në rregullore ose teknologji, luhatjet e këmbimit të parave dhe luhatjet e normës së interesit dhe kushtet e përgjithshme ekonomike dhe të biznesit. Raporti ynë vjetor dhe dokumente të tjera arshivuar me Autorité des Marchés Financiers, përmbajnë detaje të mëtejshme në lidhje me supozimet dhe rreziqet.

Grupi nuk pretendon ndonjë detyrim për të përditësuar publikisht ndonjë deklaratë të kujdesshme, nëse si rezultat informacionit të ri, eventeve të ardhshme ose e kundërta. Informacioni i mëtejshëm mbi faktorët që mund të ndikojnë rezultatet financiare të kompanisë është siguruar në dokumenta të arshivuara me Autorité des Marchés Financiers.

Sjellja Online

Çdo sjellje nga një person që në diskrecionin e vetëm të Ipsos kufizon ose pengon ndonjë person tjetër nga përdorimi ose shijimi i Sitit, është e ndaluar. Ju bini dakort të përdorni Sitin vetëm për qëllime ligjore dhe në përputhje me atë ndalesë. Ju jeni dakort që nuk do të postoni në Sit ose transmetoni asnjë lloj materiali të paligjshëm, të dëmshëm, kërcënues, abuziv, ngacmues, shpifës, vulgar, të pahijshëm, seksualisht specifik, pa respekt, të urryer, racist, etnik, ose përndryshe të dënueshëm, përfshirë, por jo të kufizuar aty, ndonjë material që inkurajon sjellje që mund të përbëjë një vepër penale, të ngrejë detyrim civil ose përndryshe dhunojë çdo ligj të aplikueshëm vendor, shtetëror, kombëtar, ose ndërkombëtar.

Ndalimi i përdorimit

Ipsos mund t’jua ndalojë aksesin ose ndërpresë çdo akses te të gjitha ose pjesë të Sitit, pa lajmërim, për çdo sjellje që Ipsos, në diskrecionin e vet, beson që është në dhunim të ndonjë ligji të aplikueshëm ose këto Kushte të Përdorimit, ose është e dëmshme për interesat e një përdoruesi tjetër, pale të tretë, një tregtari, një sponsori, një licensuesi, një siguruesi sherbimi, ose Siti.

Heqja dorë pjesërisht

Dështimi i Ipsos për të ushtruar ose detyruar të drejtat ose dispozitat në këto Kushte të Përdorimit nuk do të përbëjë një heqje dorë të një të drejte të tillë ose dispozite. Nëse ndonjë pjesë ose dispozitë e këtyre Kushteve të Përdorimit është gjetur të jetë e pazbatueshme, kjo pjesë e tillë ose dispozitë mund të modifikohet për të bërë Kushtet e Përdorimit si ligjërisht të modifikuara dhe të detyrueshme. Balanca e Kushteve të Përdorimit nuk do të ndikohet.

Ligji qeverisës

Këto kushte të Përdorimit dhe çdo konflikt ose pretendim që del nga ose në lidhje me këto Kushte të Përdorimit ose çështjen e subjektit të tyre (përfshirë probleme ose pretendime jo-kontraktuale) janë subjekt i ligjit Francez dhe jurisdiksionit jo-eksluziv të gjykatave të Parisit.

Si të na kontaktoni

Nëse keni ndonjë koment ose pyetje në lidhje me këto Kushte të Përdorimit, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni, ose shkruani në: office.macedonia@ipsos.com.

Ipsos

Société Anonyme (French public limited company) me një Bord Drejtorësh
Share capital: 11 334 058,75 euros
Kompania listohet në Paris Trade and Companies Register me numrin 304 555 634 RCS Paris (Code APE 7010 Z – Holding company activities)

35 rue du Val de Marne

75013 Paris
France
(+33) 1 41 98 90 00
 

Publikuesi përgjegjës:

Ipsos
35 rue du Val de Marne
75013 Paris
France

Web Hosting

Acquia
53 State Street
Boston MA 02109
USA

Tel: (+1) 888-922-7842