Marrja e përgjegjësisë
Qasja e Ipsos në Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (CSR), ka përfshirë gjithmonë tre elementë kritikë – Socialë, Shoqërorë dhe Mjedisorë. Ky informacion jo vetëm na jep ne një pasqyrim të performancës tonë, rreth botës, por gjithashtu siguron një bazë për përmirësimin tonë.
Një përkushtim CSR kudo ku Ipsos operon | Fondacioni Ipsos
Mjedisi Politik | Vullnetarizimi i punonjësve
Një përkushtim CSR kudo ku Ipsos operon
Ipsos ishte kompania e parë e kërkimeve në bëtë që nënshkroi UN Global Compact.
Që prej vitit 2008, Grupi është abonuar në UN Global Compact për respektimin e dhjetë principeve universale në lidhje me të drejtat e njeriut, punën, mjedisin dhe luftimin e korrupsionit. Mjetet e manaxhimit të politikave CSR përfshijnë “Librin e Gjelbër”, Kodin Profesional të Sjelljes së Ipsos, dhe “Librin e Politikave dhe Procedurave”, plotësuar nga një procedurë e ngritjes së shqetësimeve.
Programi është krijuar në 2008 me 3 principe kryesore:
- Aderimi në 10 Principet e Global Compact të Kombeve të Bashkuara;
- Reduktimi i impaktit tonë negativ mbi mjedisin;
- Rritja e impaktit tonë social me krijimin e Fondacionit Ipsos për të edukuar fëmijët e disavantazhuar dhe rininë në të gjithë botën.
Kodi Profesional i Sjelljes së Ipsos
Fondacioni Ipsos
Ipsos është i përkushtuar në aksesin edukativ nëpërmjet Fondacionit të vet. Në 2014, Grupi nisi Fondacionin Ipsos për të krijuar impaktin social aty ku është vendosur, me një ndihmë prej gjysëm milioni euro. Misioni i vet është të kryejë programe edukative për fëmijët e pa privilegjuar dhe adoleshentët kudo në botë.
Fondacioni Ipsos momentalisht mbështet 10 grupe jo-fitimprurëse kryesisht të dedikuara në rindërtimin e shkollave, mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë, sfidave në shëndetësi, situatave sociale dhe ekonomike.
Mjedisi Politik
Si një kompani ndërkombëtare, strategjia e rritjes së Ipsos merr në konsideratë impaktin ekologjik dhe mjedisor në aktivitetet e veta të biznesit.
Ipsos ka themeluar në shumë vende politika mjedisore për të sensibilizuar skuadrat e veta me praktikat e reduktimit të mbetjeve, konsumit të energjisë dhe sasisë së dioksidit të karbonit që çdo individ ndihmon të lëshohet në atmosferë.
Vullnetarizimi i punonjësve
Duke u fokusuar në reduktimin e impaktit tonë mjedisor dhe kontribuar në komunitetet vendore, ne kemi një Komitet të Gjerë Botëror në secilën nga vendndodhjet kryesore (të përbërë nga staf vullnetarësh) për të nxitur veprimin vendor dhe komunikuar aktivitetet e brendshme dhe të jashtme.
Veprimet e vetëdijshme sociale në botë: 51 nga degët tona në 51 vende të botës kanë zhvilluar aktivitete bamirëse* në 2015.
*Burimi: Anketa vjetore e manaxherëve “Marrja e Përgjegjësisë”, online në 73 vende që përfaqëson 92% të biznesit të Ipsosit.
Since 2008, Ipsos in Kenya has been supporting the Research Clubs of Africa (RCA) in order to introduce secondary school students to research and opinion polls. |
Parandalimi dhe trajtimi i kancerit në Arabinë Saudite. Ipsos në Arabinë Saudite mbështet një fushatë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, filluar nga anëtarët e familjes mbretërore. |